Një mision i Fondit Monetar Ndërkombetar nisi mëngjesin e së mërkurës takimet me përfaqësuesit me të larte të institucioneve financiare në vend. Fillimisht ata janë takuar me Ministrin e Ri të Financave Arben Ahemtaj dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko.

Axhenda e tyre ka në qendër diskutimet për zhvillimet e fundit ekonomike në vend, performanca fiskale dhe gjendja e kreditimit në ekonomi. Rritja ekonomike, kreditimi i ekonomisë, kreditë me probleme dhe borxhi publik mbeten çështjet më të lakuara në tryezën e bisedimeve.

Fondi Monetar Ndërkombetar ka mbërritur në datën 8  dhe do të qëndroi deri më datën 22 mars ku pritet të mbahet edhe konferenca përmbyllëse e këtij misioni.

Vizita e FMN në vendin tonë vjen pas lëvrimit të këstit të 5 dhe të 6 për Shqipërinë  prej 72.4 mln eurosh, që u shoqërua edhe me disa këshilla. Qeverisë i kërkohej të mbajë nën kontroll borxhin publik, pasi ai mbetet i lartë, të bëhet kujdes me kreditë e këqija  dhe me mbledhjen e taksave.

Tv Klan