Euro 2024 do të jetë një paradë yjesh të futbollit ku një pjesë e tyre vlejnë me dhjetëra apo qindra milion Euro. Duke u bazuar te faqja Transfermarkt.com, Sky Sport Italia ka ndërtuar 11-shin më të kushtueshëm.

Ky ekip që për ta patur duhet të kesh mbi 1.1 miliard Euro përbëhet nga futbollistë të Anglisë, Francës, Portugalisë dhe Spanjës.

Në rreshtimin 4-2-3-1 lojtarët më të shtrenjtë janë francezi Kylian Mbappe e anglezi Jude Bellingham, nga të cilët pritet shumë në këtë turne.

Shifra më e paktë që vlerësohet një lojtar është 45 milion Euro, ndërsa 100 milionëshin e kalojnë 5 prej tyre.

Këta yje dhe shumë të tjerë përfshi Shqipërinë do t’i ndiqni ekskluzivisht në TV Klan nga 14 Qershori deri më 14 Korrik.

Tv Klan