Foto/ “Bashkë jemi më të mirë”

Këto janë disa shfaqje bashkëpunimi mes njerëzve, kafshëve apo njerëzve dhe kafshëve, të kapura anekënd botës.

Gazeta britanike “Mail Online” ka publikuar një përmbledhje të disa fotove klasike që tregojnë se puna në grup vlen.

Në mesin e fotove është edhe një fëmijë që ndihmon qenin të pijë ujë tek burimi, burrin që ndihmon gruan shtatzënë të lyejë gishtat e këmbës me manikyr pasi ajo nuk i arrin dot më, apo edhe dy panda që ndihmojnë njëra-tjetrën të ngjiten mbi pengesa.

Në një tjetër foto dy fëmijë që duket se kanë lënduar duart e tyre të majta bashkojnë forcat për të punuar në kompjuter, njëri duke shtypur në tastierën ndërsa tjetri mausin.

Të tilla ka shumë, për më tepër shikoni galerinë e këndshme…/tvklan.al

Kategori
FotogaleriLifestyleTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*