Disa foto tronditëse të filmuara nga një person me pseudonimin “Keith Bradshaw” tregojnë një anije alienësh që qëndron pezull në ajër në një bazë ushtarake në Kaliforni.

Ai ka shkrepur fotot në vitin 2007 por është shprehur se ka qenë i frikësuar që t’i publikonte ato më parë.

Sipas

The Mirror

, Bradshaw ka arritur të shohë anijen për rreth 10 minuta. Ai gjithashtu pretendon se e ka parë objektin fluturues, ndërkohë që aty qëndronin disa makina ushtarake.

Madje, një helikopter po fluturonte në zonë gjatë atyre momenteve.

Keith Bradshaw ia dha fotografitë një detektivi 54 –vjeçar për UFO-t, Philip Mantle, i cili tha se nuk kishte parë asgjë të tillë më parë, në 40 vite kërkimi.

Mantle i ka përshkruar fotot si “më të diskutueshmet të filmuara ndonjëherë për UFO-t”, ndërsa ekspertët nuk bien të gjithë dakord që fotografitë janë reale.

/tvklan.al