Foto/ Gjenden qindra kg drogë në çati

Plot 300 kilogramë kanabis është gjetur nga policia në dy ambiente të ndryshme në fshatin Vithkuq të Korçës.

Një pjesë e saj u gjet në çatinë e një ndërtese, ndërsa pjesa tjetër në banesën e një tjetër personi. Në total, policia sekuestroi rreth 23 thasë me drogë, si edhe 2 armë zjarri.

Për rastin në fjalë janë shoqëruar dy persona të dyshuar dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të këtyre rasteve. Pritet që më vonë, Policia e Korçës të japë informacion më të detajuar./tvklan.al

Kategori
FotogaleriKronikeTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*