Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke në Athinë. Gerti Meto, 33 vjeç dhe Nori Bino, 43 vjeç, janë arrestuar nga policia greke që në 7 qershor, por vetëm sot u bë i mundur identifikimi i tyre.

Në foto Nori Bino

Nori Bino

Dy shqiptarët janë pjesë e një bande kriminale që kryenin grabitje me dhunë. Ata vepronin në veri të kryeqytetit grek, ndërsa dy bashkëpunëtorë të tyre janë në kërkim nga policia.

Në foto Gerti Meto

Gerti Meto

Nëse pronarët e banesave nuk iu jepnin lekët shqiptarët ushtronin dhunë deri sa të tregonin. Njëri nga shqiptarët, 33-vjeçari Gerti Meto ishte arratisur nga burgu në vitin 2013, pasi ishte dënuar me 10 vite për trafik droge.

/tvklan.al