Një nënë është frikësuar dhe thotë se zbuloi një “fëmijë fantazëm” duke u ngjitur në shtratin e djalit të saj 18 muajsh.

Laura Haigh dhe bashkëshorti i saj thonë se në monitor panë një “fantazëm” që ju afrua djalit të tyre të vogël.

Ata vrapuan menjëherë për në dhomën e fëmijës, por zbuluan se aty ishte vetëm djali i tyre duke fjetur dhe askush tjetër.

Ata panë sërish në monitor dhe vunë re se hija vazhdonte të lëvizte në ekran. Kjo ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Plymouth të Britanisë së Madhe.

Laura nuk po u besonte syve për atë që kishte parë. Kur pa pamjet dhe në monitor u shfaq “fantazma”, fillimisht mendoi se ndoshta ishte lodër prej pellushi pranë djalit të saj, por hija vazhdonte të lëvizte. Megjithatë, aty nuk gjeti asgjë. Ajo thotë se kontrolloi kamerën dhe gjithçka ishte në rregull

. /tvklan.al