E kush nuk i mbron me gjak fëmijët e vetë? Kështu edhe kjo vajzë ra pre e sulmit të një pate, ndërsa bashkë me motrën e saj më të madhe dhe dy vëllezërit kishte shkuar për të parë të vegjlit e patës.

Sapo 5-vjeçarja Summer Gidden, bashkë me motrën 17-vjeçare dhe dy vëllezërit, u afruan pranë zogjve të patës, “nëna” nisi sulmin frontal.

Në foto shihet pata e cila e ndjek vogëlushen, e kap me sqep në kokë. 5-vjeçarja duket e tmerruar dhe në një moment rrëzohet në tokë.

Vajza e vogël përveç panikut që ka kaluar, nuk ka pësuar lëndime. /

tvklan.al  

pata 2 pata 3 pata 4