Policia greke në Athinë ka shkatërruar një grup të madh kriminal, që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. Në një njoftim për shtyp nga policia greke theksohet se organizata kriminale përbëhej nga 146 anëtarë, 97 prej të cilëve janë arrestuar. Ata trafikonin kanabis, heroinë dhe kokainë në qendër të Athinës.

gre 5

Të arrestuarit janë: Afrikanë, grek, shqiptarë, bullgarë dhe rumunë.

Organizata kriminale ishte e ndarë në 7 nëngrupe dhe drejtohej nga një shqiptar i cili jeton në Shqipëri. Poshtë tij ishin 4 shqiptarë të tjerë që drejtojnë degët e grupit kriminal.

gre 2

7 të arrestuar të tjerë, nga këta 3 shqiptarë dhe 4 greke merreshin me kultivimin e kanabisit. 3 ishin përgjegjës për trafikimin e kanabisit në kufirin greko-shqiptar.

20 persona nga të cilat 17shtetas shqiptarë merreshin me magazinimin. Mes të arrestuarve janë dhe 6 shqiptarë korrierë.

gre 4

Nga kontrolli i 45 banesave policia ka sekuestruar: 433 kg kanabis, 100 gr heroinë, si dhe shumë rrënjë kanabis në plantacione.

gre 3

Gjithashtu janë sekuestruar 10 makina, një kamion dhe 2 motoçikleta.  Policia greke thotë se kjo organizatë ka futur në shtetin helen 1 ton e 235 kg kanabis, 1 kg dhe 600 gram kokainë dhe një gjysmë kilogram heroinë./tvklan.al