Mediat greke kanë publikuar foton dhe inicialet e një prej shqiptarëve, të akuzuar për vrasjen e një adoleshenti grek, ngjarje e ndodhur muajin e shkuar.

Ai është një 23-vjeçar dhe dyshohet se është vrasësi direkt i 19-vjeçarit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 Mars në lagjen Marousi të Athinës dhe shkak dyshohet se është bërë një borxh prej 170 eurosh.

Sipas hetimeve, 19-vjeçari ia kishte dhënë paratë shqiptarëve për të blerë kanabis, por këta të fundit nuk ia kishin dhënë.

Në debat e sipër, pikërisht 23-vjeçari dyshohet se e goditi me thikë të riun grek, i cili humbi jetën në spital.

Në foto viktima

Tre shqiptarët, 23-vjeçari dhe dy të tjerë të moshës 24 dhe 33 vjeç dyshohet se janë larguar nga Greqi nëpërmjet Kakavijës dhe janë rikthyer në Shqipëri. Tre të rinjtë janë shpallur në kërkim.

/tvklan.al