Fotoja e vrasësit me armë në dorë teksa ulërin pranë viktimës së tij, ambasador i një shteti të fuqishëm, është zgjedhur si më goditësja e vitit 2016 nga Word Press.

Fotoja është shkrepur nga fotoreporteri Burhan Ozbilici mbrëmjen e 19 dhjetorit 2016 në Ankara, kur polici turk, Mevlut Mert Altintas, qëlloi për vdekje ambasadorin rus në Turqi, Andrei Karlov, i cili po merrte pjesë në hapjen e një ekspozite me fotografi.

Ozbilici u shpall fitues i konkursit Word Press Photo 2017, ku konkurruan më shumë se 80 000 fotografi.

Kreu i jurisë, Stuart Franklin, e përgëzoi Ozbilicin për foton “tmerrësisht goditëse”, për guximin e treguar dhe aftësitë e tij kompozuese në fotografi.

Seria e fotove me të cilat konkuroi Ozbilici titullohej “Një vrasje në Turqi.”

World Press ndan çmimet për fotot më të mira të vitit që prej 1955-ës. Këtë vit juria ndau çmime për 45 fotografë nga 25 shtete.  

Më poshtë mund të shikoni disa prej fotove të vlerësuara me çmime si më goditëset dhe më të realizuarat e vitit 2016./tvklan.al