Deputeti Sadri Abazi vijon fushatën në krah të kandidatit të së majtës për Bashkinë e Didrës, Muharrem Rama. Në një takim me banorë të Kalasë së Dodës, ai i ka shmangur akuzat e Partisë Demokratike për të cilën tha se do të qëndrojë gjatë në opozitë.

Kandidati socialist për këtë bashki, Muharrem Rama, premtoi infrastrukturë dhe projekte për banorët e kësaj zone.

 “Do të ndërtojmë një baxho, do të rrisim ndjeshëm fondet për blegtorinë falë mbështetjes së qeverisë. Duke qenë se kjo është një zonë turistike që vizitohet nga turistë të huaj e vendas, ne do të bëjmë realitet rrugën e Radomirës. Këtë projekt do ta zbatojmë me prioritet të madh, për t’i ardhur në ndihmë zhvillimit të turizmit malor. Ne po realizojmë projektin e madh të rehabilitimit të bulevardit në Peshkopi, por pavarësisht se kundërshtari thotë po i çojnë lekët në bashki, prioritet për ne do të jenë zonat rurale, ku edhe përqendrohet një pjesë e madhe e popullsisë.”

Të dërguarit e socialistëve në Dibër u garantuan banorëve që Muharrem Rama do të jetë në shërbim të tyre si Kryetar Bashkie.

Tv Klan