Në Universitetin Notre Dame, në Indiana, futbolli amerikan është i shenjtë.

Çdo student në kampus është ose tifoz i skuadrës së futbollit, ose pjesë e saj.

Por për këtë grup studentësh të inxhinierisë, të shohësh një ndeshje të thjeshtë futbolli, nuk është aq argëtuese. Për këtë arsye, ata kanë ndërtuar dhe programuar robotë elektrikë, të cilët luajnë me top, sipas komandave të tyre.

Ata organizojnë ndeshje me robotët çdo javë, duke krijuar dhe klubin e tyre të flaktë të tifozëve. Këta studentë janë fryma e re e teknologjisë, duke sjellë një revolucion në sportin më të ndjekur në Amerikë.

Burimi: Klan Plus

Përgatiti: Xh. Kuta