Ju ka ndodhur ndonjëherë të shprehni një dëshirë kur keni parë një meteor duke rënë? Epo për të shprehur një dëshirë në kushte të tilla nuk do të jetë kaq e rrallë siç është tani.

Një kompani argëtuese hapësinore nga Japonia është duke përgatitur shiun e parë artificial të meteorëve.

Ata do të përdorin një satelit, i cili do të ndërtohet posaçërisht për këtë ngjarje, që do të krijojë një shfaqje spektakolare yjesh artificialë që këputen nga qielli.  

Kompania e quajtur

ALE

pretendon se mund të prodhojë meteorë kudo, në çdo kohë dhe në çdo ngjyrë duke lëshuar toptha nga sateliti, që shpërthejnë sapo hyjnë në atmosferën e Tokës.

Këto toptha janë krijuar që të jenë më të shndritshëm dhe të zgjasin më shumë se meteorët natyralë. Ato priten të zgjasin pesë deri në dhjetë sekonda secili dhe do të jenë të dukshëm për rreth 100 kilometra.

Lëshimi i parë i shiut artificial të meteorëve pritet të ndodhë në vitin 2019.

/tvklan.al