Pesë kufoma dhe dy koka njerëzish janë gjetur në një anije të mbytur në brigjet e Japonisë. Anija u zbulua të premten në ishullin Sado. Varka kishte mbishkrime koreane anash saj.

Sipas mediave, policia nuk e konfirmon nëse dy kokat u përkisnin kufomave, por shprehen se ato ishin shumë të dëmtuara. Çka sipas tyre tregon se kanë qenë në det për një kohë të gjatë.

“Anijet fantazmë” që besohen se nisen nga Koreja e Veriut janë gjetje e zakonshme në brigjet japoneze. Zakonisht janë bosh ose mbajnë vetëm mbetje njerëzore. Gjatë dimrit, uria janë shpjegimi më i justifikuar i vdekjeve të peshkatarëve.

Në disa incidente të mëparshme ka pasur spekulime se njerëzit e gjetur në “anijet fantazmë” janë të larguar ose spiunë të Koresë së Veriut. Por mendohet gjithashtu se varfëria ka detyruar koreano-veriorët që të peshkojnë shumë larg shtëpisë. /tvklan.al