Një foshnje vetëm 1 muajshe është gjetur ditën e martë nga policia në kryeqytet.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se bebja ishte braktisur përpara një pallati në rrugën “Arkitekt Sinani”.

Foshnja e paidentifikuar u dërgua në Maternitetin “Koço Gliozheni”, ndërsa enigmë mbetet edhe identiteti i prindërve të saj dhe arsyes që mund t’i ketë çuar në marrjen e një veprimi të tillë./tvklan.al