Ditën e sotme, rreth orës 15:30 është gjetur i mbytur në një kanal vaditës nga familjarët Nexhip Minga banues në fshatin Gosë të Rrogozhinës.

78-vjeçari, ishte larguar nga banesa ditën e djeshme duke qenë dhe në gjendje jo të mirë shëndetësore (me sklerozë).

Nuk vihen re shenja dhune dhe trupi i pajetë është dërguar në morg për kryerjen e autopsisë nga specialist të mjekësisë ligjore

Policia është duke punuar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al