Mbështetësit e 9 personave të akuzuar për terroizëm, të cilët ndjekin çdo seancë të këtij procesi, vendosën të faleshin para Gjykatës për Krimet e Rënda, teksa gjyqi është në finish.

Sot, ata e shprehen në këtë mënyrë mbështetjen për të arrestuarit.

xhihadistet 2

Për shkak se këtë të martë gjyqi zgjati tej çdo parashikimi, për shkak të leximit të mbrojtjes të katër prej pandehurve, togat e zeza vendosën të ndërpresin shqyrtimin për disa minuta. Kjo përkoi dhe faljen e njërit prej vakteve.

Ndërkaq, në seancë ka lexuar mbrojtjen e tij i pandehuri Astrit Tola, Verdi Morava, Orion Reçi dhe Zeqir Imeri.

Avokatët e këtyre personave këmbëngulën për pafajësinë e klientëve të tyre. Madje Zeqir Imeri i ka kërkuar avokates së tij, të vendosur nga shteti, që mos të lexojë asgjë në emër të tij, pasi nuk e njeh këtë lloj mbrojtje.

Pritet që gjykata, javën e ardhshme të lexojë vendimin për 9 të pandehurit e kësaj dosje.

Prokuroria ka kërkuar dënimin e tyre me 152 vite burg në total.

Xhevahir Zhabina/Tv Klan