Gledisa_OsmaniNjë 12 – vjeçare shqiptare ka interpretuar mbrëmë për herë të parë në karrierën e saj si aktore në serialin më të ndjekur në Britaninë e Madhe, “EastEnder”.

Gledisa Osmani tashmë e tutje do të interpretojë rolin e Inetës në serialin që ka 80 % të audiencës prej 30 vjetësh në vendin ishullor.

12 – vjeçarja shqiptare është përzgjedhur, si më e talentuara në lojën si aktore nga 5 agjentë Hollywoodian filmash dhe një britanik që po zhvillonin audicione në kërkim të talenteve të reja, vetëm para pak kohësh.

Gledisa Osmani ka lindur në Londër dhe është konsiderua si një talent për të ardhmen e kinemasë.

Ajo do të udhëtonte në Janar të 2015 drejt Los Angelos – it, për tu bërë menjëherë pjesë e Hollywoodit, por prindërit e saj vendosën të qëndroni në Britani pasi shpërngulja në SHBA do të ishtë shumë e vështirë për familjen Osmani.

Tashmë karriera e Gledisa Osmanit sapo ka nisur.

Foto që shikoni i përkasin revistës së përjavshme, “InsideSoap” ku Gledisa Osmani ka zënë vendin kryesor për këtë javë.

tvklan.al/e.gj