Një pikë karburanti në fshatin Poshnje në Berat është grabitur me armë nga tre persona të armatosur.

Policia e Beratit tha se në bazë të pretendimeve të punonjësit të karburantit “dyshohet se janë vjedhur rreth 270.000 lekë.”

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor që po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Autoritetet kanë sekuestruar dhe pamjet filmike dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve./tvklan.al