greqiaGreqia mund të paraqesë një paketë të re emergjente reformash ekonomike. Paketa do të parashtrohet në 3 takime, që pjesëtarët e ekipit negociator do të zhvillojnë me kredidhënësit, në tre metropole europiane.

Ministri grek i Financave do të udhëtojë drejt Parisit dhe Brukselit. Ndërsa Zv/kryeministri dhe Zv/ministri i Jashtëm grek do të vizitojnë Bankën Qëndrore Europiane në Frankfurt.

Greqisë po i skadon afati për të marrë këstin e fundit të kredisë prej rreth 7.3 miliardë euro, nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Paketa e reformave e paraqitur pak muaj më parë, sipas Athinës është e papërballueshme.

Tv Klan