FoNet/AP-VLADA-GRUEVSKIKryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski pranon kërkesën e Bashkimit Demokratik për Integrim për zgjedhje të parakohëshme parlamentare në vend. Deklaratën ai e bëri gjatë një konverence në Shkup.

Kërkesa e BDI erdhi pas dështimit të negociatave me VMRO – DPMNE-në për gjetjen e një kandidature konsensuale. BDI kërkonte që kandidati të ishte shqiptar.

Kryeministri Nikolla Gruevski theksoi se nuk mund të pranonte ofertën e BDI-së, partneres në koalicionin qeverisës, në dëm të interesave kombëtare. Kështu krahas zgjedhjeve presidenciale, më 27 Prill, maqedonasit pritet të zgjedhin deputetët e rinj të parlamentit. Tashmë mbetet miratimi nga presidenti i kësaj kërkese.