Guami përgatitet për një sulm të mundshëm raketor



 Ishulli Guam, territor i painkorporuar i SHBA-ve, është duke u përgatitur për një sulm raketor të mundshëm pasi që Koreja e Veriut njoftoi se do të zhvillojë operacion ushtarak.

Theksohet se ekipet e mbrojtjes civile në Guam, kanë filluar të shpërndajnë udhëzime qytetarëve ku marrin pjesë informacione që do t’ju mundësojnë të bëhen të gatshëm për një sulm të mundshëm raketor të Koresë së Veriut. 

Në manualin i titulluar “Përgatitje për Kërcënimin të Mundshëm Raketor”, qytetarëve iu rekomandohet që kur do të bëhet paralajmërimi për sulm menjëherë të strehohen në strehimore ose të vendosen në ndërtesa dhe në rast se janë jashtë mos të shikojnë në lëmshin e zjarrtë meqë mund të shkaktojë verbëri. 

Në manualin në fjalë gjithashtu gjenden informacione mbi atë se si mund të pastrohen nga materiali radioaktiv nga lëkura. 

Ndryshe, Koreja e Veriut kishte njoftuar se janë në gatishmëri për sulm me raketë balistike Hwasong-12 në Guam, ku SHBA-të kanë baza ushtarake. 

Gjenerali Kim Rak Gyom, shef i komandës raketore të Koresë së Veriut, kishte theksuar se vendi i tij është i gatshëm të fillojë operacion ushtarak në afërsi të Ishullit Guam, territorin e painkorporuar të SHBA-ve në Paqësor. Sipas tij, plani që përfshin prova të raketave me rreze të mesme veprime që parashihen të bien 30 deri në 40 kilometra larg nga ishulli, do përpilohet përfundimisht deri në mes të muajit, ndërsa pas kësaj, do të pritet miratim nga lideri koreanoverior Kim Jong-un./Anadolu Agency

Kategori
BotaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*