Hailey Bieber ka rrëfyer detaje të papublikura më parë mbi lidhjen e saj me Justin Bieber, duke përfshirë dhe një periudhë që ata nuk i flisnin njëri- tjetrit. Gjatë një interviste në “In Good Faith With Chelsea & Judah Smith” të hënën, modelja 24-vjeçare tregoi se ajo bëri diçka që çoi në një periudhë që ajo dhe ylli i popit nuk ishin në marrdhënie të mirë.

“Ishte shumë e trishtueshme kur ne nuk po flisnim, unë bëra një veprim që e lëndoi shumë atë, dhe nga kjo gjë e largova nga mendja idenë që ai mund të martohej me mua ndonjëherë”, tha Hailey.

Ajo nuk e tregoi se çfarë pikërsht bëri por tha se ishte diçka e pamatur për moshën e saj. Çifti gjithashtu kujtoi periudhën kur Justin po përballej me probleme me shëndetin mendor. Hailey tha se në atë kohë telefoni mamanë e saj duke i thënë se dyshonte se aid he ajo do të kishin një të ardhme së bashku.

E telefonova atë, po qaja, edhe po i thoja se nuk mundesha më, nuk do të jem në gjendje ta përballoj këtë situatë nëse ai do të jetë përgjithmonë kështu”, rrëfeu 24-vjeçarja.

Gjithashtu shtoi se mamaja i dha kurajo se do të kalonte dhe do të jenë të dy mirë dhe të shëndetshëm.
Hailey Bieber tregoi se Justin sillet shumë mirë me të dhe se nuk do ta braktiste dikë në periudhën më të vështirë, do të qëndronte me të deri në fund./tvklan.al