Një inspektor policie është pezulluar nga detyra, me urdhër të Drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit,  pasi është filmuar teksa merrte para.

Ai u filmua me celular, duke i marrë një shumë lekësh drejtuesit të një kamioni, për ta lejuar të kalonte pa radhë në pikën kufitare të Hanit të Hotit.

Videoja e tij u publikua në internet dhe vendimi për pushimin nga puna erdhi pak orë më pas.

Policia njoftoi se efektivi i filmuar me celular është inspektori Muhamet Tokaj 49 vjeç.

Drejtoria e Standarteve Profesionale ka nisur verifikimet për rastin dhe ka filluar ecurinë disiplinore për përjashtim nga Policia e Shtetit, për shkelje të rënda të “Kodit të Etikës” dhe “Korrupsion pasiv”.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka nisur hetimin penal për këtë rast.

Në videon e publikuar në internet, polici është kapur në dy raste, kur favorizonte kamione dhe trajler, për të kaluar pa radhë.

Tv Klan