Ed Sheeran rikthen sërish kukullat në videoklipin e tij. Por ndryshe nga hera e fundit në këngën “Happier”, kukulla është e mërzitur dhe po vuan për një dashuri të humbur.

Zemra është thyer dhe po përpiqet të kuptojë arsyen e largimit nga gjysma tjetër. Ai thotë se është i lumtur jo për largimin, por që ajo dashuria e tij ndoshta do të jetë më mirë larg tij, e afër dikujt tjetër.

Kujtimet e bëjnë të mendojë në çdo moment dhe vend për ish-të dashurën e tij, por janë thjesht iluzionet që e afrojnë tani.

Ai ka gabuar duke i thënë se askush nuk të lëndon siç të lëndova unë, por askush nuk të do siç unë të dua. Kjo këngë po prek  zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën dhe është më e dëgjuar për ditën e sotme.

Klan Plus