Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka shprehur reagimin e tij, pas lirimit të Liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Ramush Haradinaj. Sikundër kryeministri Edi Rama, kryetari i opozitës Lulzim Basha edhe Ilir Meta ka shprehur gëzimin e tij, pas vendimit për lirimi nga gjykata e Colmarit të Francës.

Reagimi i plotë:

Reagimi i Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir  Meta, pas lirimit të Liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Ramush Haradinaj

Kryetari i Kuvendit,  Ilir  Meta, shpreh gëzimin e tij që Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, fitoi të drejtën e tij të mohuar padrejtësisht për t’u kthyer pranë familjes së tij të dashur, simpatizantëve dhe qytetarëve, të cilët e mbështetën pa kushte gjatë qëndrimit të tij të detyruar në Francë.

“Ramush Haradinaj fitoi lirinë, për të cilën kanë sakrifikuar ai, familja e tij dhe vetë Kosova.

Gjithmonë kam besuar se drejtësia franceze do të vinte në vend një të drejtë të merituar për Ramushin dhe për Kosovën.

Dëshiroj të përshëndes këtë verdikt përfundimtar, ndonëse të vonuar, i cili i dha fund një procesi të pakuptimtë juridikisht dhe të padobishëm politikisht”, – tha Meta në mesazhin e tij./

tvklan.al