Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka dënuar ndalimin që Serbia i ka bërë Kombëtares së Kosovës në Karate për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian në Novi Sad.

“Është akt i papranueshëm që nuk i kontribuon normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona”

, ka thënë Haradinaj.

 “Autoritetet serbe janë njoftuar më kohë nga Komiteti Olimpik i Kosovës për këtë udhëtim dhe pretendimi se ato nuk janë informuar me kohë është i paqëndrueshëm.

“Këtë akt ndalese të shtetit serb, të dytin më radhë brenda një kohe të shkurtë, e konsiderojmë si veprim që sinjalizon se Serbia po qëndron në politikat nacionaliste të konfliktit dhe refuzimit në vend të bashkëpunimit”

, thotë Haradinaj./Klan Kosova