Ishmi, Erzeni dhe Semani janë lumenjtë më të ndotur në Shqipëri. Raporti i fundit i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit në lidhje me gjendjen e ujërave të lumnjëve për vitin 2016, ka nxjerrë në pah situatën alarmante.

Ekspertët vlerësojnë se ndotja e tyre ndodh gjatë kalimit në zonat urbane, si pasojë e shkarkimeve dhe mbetjeve të ngurta që hidhen në shtratin e tyre.

Agjencia ka matur nivelin e ndotjes edhe në lumenjtë Drin, Mat, Gjanicë, Vjosë dhe Shkumbin.

Rezultatet tregojnë se lumi i Vjosës dhe Drinit janë të një cilësie të mirë, përjashtuar pjesën e Drinit të Lezhës që sipas ekspertëve ka një gjendje të varfër në parametrat ujore.

Lumi i Shkumbinit është një basen me cilësi të moderuar ku impakt të madh ndotjeje kanë stacionet e Paprit dhe Rrogozhinës.

Në gjendje të moderuar vlerësohet edhe Lumi i Matit. Nga monitorimi rezulton se përmbajtja e oksigjenit në stacionet lumore të Yrshekut, e Ishmit rezulton nën normën e lejuar, ndërsa në stacionin e Gjanicës, baseni i Semanit është në kufijtë e normës së lejuar.

Ndotja e lumenjëve ka bërë që edhe vija bregdetare ku ato derdhen të jetë e mbuluar nga plehrat si në rastin e bregdetit të Gotullës apo Adriatikut.

Tv Klan