Dashi – Tregohuni sa më të hapur dhe shprehjani çdo gjë atij që keni në krah gjatë kësaj dite. Lidhja juaj do jetë më e bukur dhe emocionet më të mëdha. Në planin financiar do jeni të motivuar dhe do arrini shpejt ta stabilizoni situatën.

Demi – Jeta sentimentale nuk do përbëjë asnjë problem për ju gjatë kësaj dite kështu që dashurohuni ashtu si ta ndjeni pa u menduar shumë. Sektori i financave do ketë nevojë për më tepër kujdes, megjithatë nuk priten probleme te mëdha.

Binjakët – Lidhja juaj do jetë paksa e ndërlikuar gjatë kësaj dite, megjithatë me pak qetësi dhe durim mund t’ia dilni ta përmirësoni situatën. Ditë më problematike do jetë për ata që nuk do qëndrojnë besnikë. Financat nuk do jenë të mira, por mund te bëhen katastrofike nëse nuk pakësoni shpenzimet.

Gaforrja – Jeta në çift nuk do jetë shumë e keqe, por as shumë e qëndrueshme. E mira do ishte të flisnit hapur me partnerin/en dhe me maturi t’i zgjidhnit problemet. Në planin financiar duhet të bëni kujdes me shpenzimet e mëdha.

Luani – Ditë shumë e qetë për ata që janë në një lidhje. Do qëndroni pranë njeri-tjetrit dhe do dashuroheni butësisht. Në planin financiar duhet të merrni masa që t’i zgjidhni sa më parë problemet.

Virgjëresha – Çdo gjë do shkoje për mrekulli sot ndërmjet jush dhe atij/asaj që keni në krah. Do jeni të gatshëm të provoni eksperienca të reja dhe emocionet do shumëfishohen. Financat do kenë goxha tronditje. Bëni kujdes.

Peshorja – Jeta juaj në çift do mbrohet gjithë kohës nga yjet gjatë kësaj dite. Ata do ju nxitin të tregoheni shumë të matur para se të flisni dhe në këtë mënyrë nuk do keni mosmarrëveshje. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë.

Akrepi – Ditë e zymtë dhe e mbushur me mosmarrëveshje për ata që janë në një lidhje. Nuk do jeni as vetë të qartë se çfarë kërkoni dhe do debatoni për gjithçka. Në planin financiar nuk duhet ta teproni me shpenzimet, por dhe as të prisni që situata të përmirësohet vetë.

Shigjetari – Falë ndikimit shumë të madh të Venusit në jetën tuaj në çift dëshirat më të zjarrta do ju plotësohen. Do ndiheni më mirë dhe më të dëshiruar për tjetrin. Në planin financiar do jeni të kthjellët dhe nuk do bëni as gabimin më të vogël.

Bricjapi – Do jeni shumë romantikë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift dhe atmosfera do bëhet edhe më e ngrohtë se më parë. Në disa momente do ju duket sikur jeni në ëndërr. Në planin financiar do jeni të zotët dhe do kryeni transaksionet e duhura.

Ujori – Pritet që kjo ditë të jetë më pozitive për të dashuruarit. Do keni më shumë mundësi të flisni lirshëm me partnerin/en tuaj dhe do i sqaroni edhe mosmarrëveshjet që keni pasur. Në planin financiar është koha e duhur për të kryer investime të mëdha.

Peshqit – Do ju rikthehet besimi tek partneri/ja gjatë kësaj dite dhe jeta juaj në çift do jetë akoma më e bukur se disa kohë më parë. Disa mund të bëjnë edhe plane afatgjata. Financat nuk do jenë aspak shqetësuese, megjithatë yjet nuk këshillojnë shpenzime kuturu.

/tvklan.al