Dashi – Sot bëni mirë të merreni me nevojat tuaja personale. Do të përballeni me një situatë disi të tensionuar në punë. Më e mira që mund të bëni është t’i lini të tjerët të qetë dhe të qetësoni nervat tuaja.

Demi – Do të duhet të përballeni me një konflikt të krijuar për fajin tuaj, me dikë që keni pranë. Tregohuni të sinqertë dhe do të shihni se dalëngadalë do ta zbusni situatën.

Binjakët – Është mirë të jesh vetvetja, këtë nuk duhet ta harroni asnjëherë. Është shumë e rëndësishme që të ndiheni të plotësuar, pasi në këtë mënyrë edhe të tjerët do t’ju vlerësojnë më shumë.

Gaforrja – Sot do të ndiheni të detyruar për t’iu futur punës, ndonëse diçka po ju pengon. Merreni me qetësi dhe do të gjeni rrugën e duhur për të tejkaluar çdo pengesë. Aftësia nuk ju mungon.

Luani – E keni disi të vështirë të veproni sidomos në çështjet e zemrës. Por mos u tregoni të nxituar dhe konsideroni edhe ndjenjat e të tjerëve përpara se të dilni në përfundime dhe të veproni.

Virgjëresha – Dikush do të përpiqet t’ju pengojë për të vijuar në qëllimet që i keni vënë vetes. Gjeni problemin dhe mënyrën për ta zgjidhur dhe do të shihni se rruga drejt suksesit do të jetë më e lehtë.

Peshorja – Shpesh kur ndiheni të lodhur dhe të mërzitur, një mënyrë për të dalë nga kjo situatë është të bisedoni me të tjerët. Fatmirësisht ata që ju rrethojnë do të jenë të hapur për t’ju dëgjuar.

Akrepi – Ndonjëherë është e nevojshme të rrezikoni për t’ia arritur qëllimit. Kujdesuni që të zgjidhni personat e duhur për të thënë atë që mendoni vërtetë, në mënyrë që të arrini qëllimet që i keni vënë vetes.

Shigjetari – Të tjerët do të jenë disi të frikësuar për t’ju thënë atë që mendojnë vërtetë. Është mirë që nëse dëshironi të zbuloni mendimet e tyre, t’i tregoni të tjerëve se mund të kenë besim tek ju.

Bricjapi – Sot duhet që ta hidhni ju hapin të parët.  Hidhini një sy rrugës së ndjekur deri më tani dhe bazuar në të vendosni dhe mënyrën sesi duhet të veproni.

Ujori – Nevojat janë të mëdha, por ndoshta kohët e fundit keni bërë veprime që nuk janë shumë të përshtatshme. Përpiquni të rregulloni disa sjellje që mund të jenë dukur të nevojshme për momentin, por që mund të kenë shkaktuar më shumë dëm sesa mendonit.

Peshqit – Ndiheni të paplotësuar kohët e fundit dhe kjo mund të bëhet shkak për një gjendje ankthi. Është momenti që të dëgjoni zemrën dhe të veproni për të përmbushur nevojat tuaja./tvklan.al