Dashi

Sot do ndiheni të brengosur. Një çështje e pazgjidhur do ju ndikojë në financat tuaja dhe kjo do ju fusë në depresion. Edhe me ndihmën e një miku të ngushtë nuk do mund të gjeni një zgjidhje. Pas një reflektimi të gjatë do kuptoni se shumë gjëra në botë s’mund të blihen me para.

Demi

Është e këshillueshme që sot të mos harxhoni kohë me argumente të kota. Talenti juaj në oratori nuk do jetë shumë i fortë dhe kështu që nuk do mund ta mbroni veten me argumente të plotë. Sot është mirë të jeni të vëmendshëm se ç’po ndodh përreth.

Binjakët

Do përballeni me një problem të papritur në punë. Do mund të kuptoni paaftësinë tuaj në punë dhe projektin që keni në dorë duhet t’ia dorëzoni dikujt me eksperiencë. Ky incident do ju bëjë të mendoni që duhet të përmirësoni nivelin tuaj të profesionalizmit.

Gaforrja

Dikush që doni shumë do ju zhgënjejë sot. Tek një person i cili besonit, do dalë tradhtar dhe gënjeshtar. Gjëja më ofenduese do jetë kur të kuptoni se të gjitha thashethemet pas shpinës suaj do vijnë nga ky armik.

Luani

Sot do keni sukses në sferën financiare. Do merrni një ofertë tunduese nga një person i panjohur, ju do bini dakord dhe do merrni përfitime po atë natë. Personi i ri do ju ofrojë rolin e këshilluesit, të cilin do ju duhet ta bëni nga interneti. Kjo do ju lejojë të bëni punë normale gjatë ditës dhe të përfitoni nga puna juaj e re në darkë.

Virgjëresha

Duhet të jeni kurnacë sot për sa i përket financave tuaja. Ka shanse që pozicioni juaj i punës të kërcënohet këto ditë. Nëse nuk i ruani të ardhurat tuaja në ditë të vështira, familja juaj mund të kalojë probleme financiare.

Peshorja

Sot do jeni të ftohtë me partnerin tuaj. Do lodheni shumë në punë dhe kur të shkoni në shtëpi do e keni mendjen vetëm tek kolltuku për t’u qetësuar. Më vonë, partneri juaj do vijë në shtëpi dhe do fillojë të tregojë si ia kaloi në punë. Ky monolog nuk do ju bëjë dhe aq shumë përshtypje dhe partneri juaj do ndihet shumë i ofenduar.

Akrepi

Do ju duhet të përballeni me shumë vështirësi sot. Nuk do mundni të kompletoni një projekt të vështirë të cilin jua ka besuar shefi juaj. Më vonë do merrni vesh se personi që pëlqenit ka shkuar me pushime me dikë.

Shigjetari

Do jeni shumë konservativë për sa i përket sferës romantike. Do e konsideroni të domosdoshme që romanca juaj e re të lulëzojnë ngadalë dhe të jetë harmonike. Partneri juaj do ketë tjetër perspektivë dhe nuk do dojë të presë gjatë që marrëdhënia juaj të arrijë në fazën tjetër. Do vendosni që më mirë t’i jepni fund sesa të shkojë kundër dëshirës suaj.

Bricjapi

Nuk është e këshillueshme që në ditën e sotme të konfrontoheni me kolegët tuaj. Njëri prej tyre nuk do jetë në gjendje t’ju falë as për një incident të vogël dhe më mirë të mos bëni një armik. Përpiquni të reagoni qetësisht ndaj gjithçkaje që ndodh në punë.

Ujori

Sot do bëni blerje spontane. Do vizitoni dyqanet nën praninë e një personi që keni dashur t’i bëni përshtypje për një kohë të gjatë. Që t’i tregoni këtij personi që ju nuk limitoheni në buxhetin tuaj, do blini gjithçka që ju rrethon. Do harxhoni buxhetin tuaj dhe nuk do e arrini qëllimin tuaj kryesor.

Peshqit

Në ditën e sotme do forconi reputacionin tuaj profesional. Do ju duhet të merreni me një çështje të vështirë, të cilën kolegët tuaj s’e zgjidhin dot. Shefi juaj do ju komplimentojë dhe do ju bëjë një ofertë shumë joshëse: Shansin për të përfaqësuar kompaninë tuaj në një konferencë./tvklan.al