Dashi-Dikush do të kërkojë ndihmën tuaj financiare ose emocionale dhe duke qenë njeri kaq i sjellshëm, nuk do të mund t’i thoni jo. Megjithatë tregohuni të kujdesshëm dhe mos i jepni të tjerëve më shumë nga sa meritojnë.

Demi-Dikush që ka pozicion me pushtet mund të jetë befasuar nga puna juaj dhe mund t’ju ofrojë një rritje në detyrë. Sigurohuni që të zbuloni se çfarë pritet nga ju, ndoshta çmimi ështe tepër i lartë.

Binjakët-Gjithçka po merr kuptim dhe do ta gjeni veten duke pyetur se përse jeni treguar kaq pesimistë deri më tani. Nuk do të jetë e largët koha kur do të jeni sërish të parët.

Gaforrja-Xhelozia nuk është kurrë një emocion tërheqës, ndaj mos lejoni ndjenjat tuaja negative që të dalin në pah. Vetëm sepse një mik apo koleg ka qenë me fat, nuk do të thotë se nuk e meritojnë suksesin. Punoni fort dhe tregoni se edhe ju e meritoni.

Luani-Do të duhet të bëni kompromise me ata që ju rrethojnë, edhe me njerëz për të cilët nuk keni respekt. Kujtoni se nuk duhet ta pëlqeni dikë apo ta keni mik kur vjen puna tek aspekti profesional.

Virgjëresha-Planetet kërkojnë që të jeni disi më të ekuilibruar në aktivitetet tuaja të përditshme. Momentalisht mund të jeni plot energji dhe entuziazëm, por nuk do të mund të jeni gjatë gjithë kohës në gjendje për të kryer çdo aktivitete të mundshëm. Ka ardhur koha që të vini disa limite.

Peshorja-Kjo është me gjasë periudha më e mirë e vitit, ndaj përse po shpenzoni kohë duke u shqetësuar për gjëra të cilat nuk kanë rëndësi? Mënyra sesi mendoni ndikon në mënyrën sesi ndiheni dhe mënyra sesi ndiheni prek ngjarjet që tërhiqni rreth vetes. Qëndroni pozitivë.

Akrepi-Duhet të punoni fort për të kontrolluar ndjenjat. Nëse dëshironi që të tregoni vlerat tuaja, bëjeni këtë pa lënduar të tjerët. Liria që ata ju japin nuk duhet të bëhet shkak për abuzim.

Shigjetari-Kjo periudhë do të jetë tepër e favorshme për miqësi të reja. Do të keni mundësinë të takoni njerëz interesantë, të cilët ndajnë mendim pozitiv për jetën dhe sëbashku do të bëni gjëra argëtuese.

Bricjapi-Java e re do të t’ju gjejë disi të ndjeshëm, por kjo nuk do të thotë se është diçka e keqe, sa kohë jeni të ndërgjegjshëm dhe i mbani ndjenjat nën kontroll. Marrëdhënia në punë, si edhe ajo në shtëpi varet shumë nga kjo.

Ujori-Dielli në shenjën tuaj përgjatë javëve që vijnë do të bëjë që të jeni plot vetëbesim dhe do ta keni më të lehtë për të përmbyllur projekte të cilat kërkonin fare pak punë. Mos prisni që t’ju japin të tjerët atë që dëshironi, sidomos kur jeni në gjendje për ta marrë vetë.

Peshqit-Në një moment të caktuar gjatë javës do të duhet t’i pranoni vetes se disa gjëra për të cilat keni qenë tepër të shqetësuar, nuk ia vlen më mundi. Kthejini shpinën frikërave dhe lërini ato në të shkuarën./tvklan.al