Dashi –Sot do t’i shprehni ndjenjat partnerit dhe do të lini mënjanë të gjithë debatet dhe zënkat e kohëve të fundit. Një mik ka nevojë për ju, prandaj do të bënit mirë t’i qëndronit pranë dhe ta mbështesni.

Demi –Sot do iu duket çdo gjë e vështirë dhe e pamundur për të dalë nga vorbulla në të cilën jeni përfshirë. Përpiquni të gjeni rrugën e duhur. Flisni me partnerin dhe dëgjojeni me vëmendje.

Binjakët –Keni jetuar për shumë kohë brenda një “flluskë”, e cila sot do të shpërthejë dhe ju do të zhgënjeheni. Por mos e lëshoni veten. Mundohuni të shëtisni dhe të argëtoheni.

Gaforrja –Sot  duhet t’i kërkoni llogari vetes për të gjitha gabimet që keni bërë. Ndonjëherë është më mirë që përpara se të gjykoni të tjerët të shikon dhe sjelljen tuaj.

Luani –Prej shumë kohësh mendoni se paraja mund të zgjidhë gjithçka dhe po bëni të pamundurën për të fituar sa më shumë. Por, fati nuk ju ka buzëqeshur shumë. Mos hiqni dorë nga pasionet tuaja.

Virgjëresha –Është koha që të merrni pak pushim dhe të relaksoheni. Kohët e fundit jeni lodhur shumë. Do të bënit mirë të qëndroni në shtëpi përpara televizorit dhe të shijonit një tas me kokoshka.

Peshorja –Kohët e fundit puna ka zënë pjesën më të madhe të kohës suaj. Do të bënit mirë nëse pushoni, apo kaloni kohë me miqtë më të afërt që ju falin momente gazmore.

Akrepi –Jeni të lodhur nga e gjithë rrëmuja dhe zhurmat që përjetoni çdo ditë në ambientin e punës. Përpiquni të gjeni një vend të qetë dhe me sa më pak njerëz, pasi kjo do ju bëjë të ndiheni më mirë.

Shigjetari –Prej kohësh mendoni që të bëni një udhëtim të gjatë, por ky nuk është momenti i duhur. Edhe pse vendi ku doni të shkoni është shumë interesat, por koha nuk është e përshtatshme. Prisni dhe pak!

Bricjapi–Është e rëndësishme që të përballeni vete më telashet në të cilat jeni përfshirë. Personi që kishit më shumë besim nuk është pranë jush, prandaj duhet t’ja dilni vetë.

Ujori –Marrëdhënia juaj ka dështuar, prandaj hiqni dorë. Nëse doni të harroni gjithçka mënyra më e mirë është të mos ktheni më kokën pas, por të vazhdoni dhe të ecni përpara.

Peshqit –Sot do e kaloni kohën me miqtë dhe njerëzit tuaj më të afërt. E gjitha ditë dot të jetë duke festuar dhe duke u argëtuar. Shijoni çdo moment, pasi shumë shpejt do ti riktheheni rutinës.

/tvklan.al