Dashi – Nëse doni të ndërmerrni një vendim të rëndësishëm është mirë që ta bëni vetëm pa marrë këshillat e asnjë personi. Keni për të parë që do të ndiheni më të kënaqur në fund kur të shijoni rezultatet.

Demi – Shijoni ditën e sotme. Merrni kontrollin e situatës dhe shfrytëzoni gjithçka që vjen në rrugën tuaj. Kaloni kohë me partnerin, pasi ka nevojë për ju. Në darkë organizoni diçka me miqtë. Mos harroni t’i kushtoni rëndësi veshjes!

Binjakët  – Natyra juaj fleksibile mund t’ju bëjë që sot përballeni me disa probleme të vogla. Mos u bëni agresive, por ruani qetësinë. Debatet do të ndryshojnë ditën tuja, por ruani qetësiën dhe mos u shqetësoni nëse gjerat nuk shkojnë siç i kishit planifikuar.

Gaforrja –Fati është në anën tuaj. Shijoni çdo moment të ditës pa u menduar. Nëse keni kohë që mendoheni për një çështje biznesi sot është dita e duhur për të hedhur hapin e parë.

Luani – Edhe pse ju kërkoni që njerëzit me të cilët punoni të jenë produktivë sa ju, mos u lodhni, pasi kjo gjë është e pamundur. Jepini kohë kolegëve të ambientohem me punën dhe më pas do të merrnin frytet e pritura. Jini të përgatitur , mund t’ju ndodhin surpriza.

Virgjëresha –  Sot do ju shfaqen njerëz nga e kaluara dhe ngjarje të papritura mund të ndryshojnë rrjedhën e ditës. Mos u shqetësoni për këtë. Merrini situatat me qetësi.

Peshorja –  Gjërat ndoshta nuk do të shkojnë tamam siç i keni planifikuar sot. Kuptojnë se njerëzit mund të veprojnë pa u menduar kur bëhet fjalë për ndjenjat dhe emocione të forta. Bëni çmos që të mbani një qëndrim pozitiv.

Akrepi – Sot është një ditë e shkëlqyer për ju. E vetmja gjë që duhet të bëni kujdes është të kontrolloni emocionet tuaj, pasi shpesh herë shpërtheni duke lënduar persona të tjerë pa qenë të vetëdijshëm .

Shigjetari – Ju mund të jeni të pavendosur sot, por mos u nxitoni të merrni vendime. Jepini kohë vetës dhe për qartësuar dhe shikonin rrjedhën e situatave. Keni shumë ngrohtësi dhe pasion për të ndarë, prandaj shijoni marrëdhënien.

Bricjapi  –Sot do të keni në dorë çelësin e zgjidhjes së të gjitha telasheve. Përdoreni mirë dhe keni për të parë që do të nisë një fillim i ri. Komunikoni lirshëm me partnerin, ai do iu mbështesë .

Ujori –  Është koha pët tu marrë më veten  tuaj dhe të bëni ndryshme. Ndjehuni të lirë dhe relaksohuni. Planifikoni një udhëtim dhe eksploroni vende të reja.

Peshqit –  Sot është një ditë e shkëlqyer për ju. Kloni kohë më personat që ju falin dashur dhe ju bëjnë të buzëqeshni. Marrëdhënia në çift  po kalon ditët më të mira./tvklan.al