Një 16-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen në mënyrë misterioze. Irdi Duda vdiq mbrëmjen e ditës së hënë në spitalin e Sanremos, në Itali.

duda

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:20, ndërsa fëmija u plas në trotuar. Gjatë rënies 16-vjeçari rrëzoi dhe një motor që ishte i parkuar dhe kjo gjë dha alarmin tek kalimtarët.

Ata njoftuan policinë dhe ambulancën. Mjekët bënë të pamundurën për të shpëtuar të riun shqiptar, por ishte e kotë.

automedica-340232.660x368

Në vendngjarje agjentët e policisë mblodhën sendet e 16-vjeçarit. Në çantën e shpinës kishte veshje sportive dhe një palë doreza. Sipas mediave italiane Irdi Duda kishte qenë duke praktikuar Kick Boxing.

I_d9955448de

Gjithashtu ka luajtur futboll amerikan. Tani mjekët do të përcaktojnë shkakun e vdekjes, ndërsa paraprakisht mendohet se ka ardhur si pasojë e një sulmi në zemër./ tvklan.al