Noizy i ka shtuar koleksionit të makinave të tij një super Lamborghini.

Këtë gjë e bëri të ditur vetë reperi përmes një publikimi në rrjetet sociale.

Ai postoi një foto të makinës, por ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte mesazhi që i ati i kishte dërguar.

Pas dhuratës super luksoze që reperi i kishte bërë vetes, reagimi i të atit të reperit mori qindra komente nga fansat e Noizyt, duke qenë se ky i fundit i dedikoi një postim fjalëve të babait të tij.

 “Ok ok kujdes dhe e gëzofsh”, i ka shkruar i ati Noizyt./tvklan.al