Një 14-vjeçare i ka shpëtuar për mrekulli plumbave në Divjakë. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në fshatin Babunjë gjatë ditës së mërkurë.

Autor i kësaj ngjarjeje është 22-vjeçari Bajram Krasniqi, banues në këtë fshat, i cili ka qëlluar me armë automatike në drejtim të së miturës.

3 gëzhoja gjeti policia në vendin e ngjarjes. Fatmirësisht asnjë nga plumbat nuk e ka prekur të miturën, e cila nuk ka pësuar dëmtime.

Sipas policisë, shkak për ngjarjen janë bërë “motivet e dobëta”, megjithatë nuk jepen detaje të tjera./tvklan.al