Një automjet në pronësi të tregtarit Arben Rrokaj, që zotëron një shoqëri autobusësh, u dogj nga persona të paidentifikuar gjatë natës në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës.

Policia është njoftuar nga një telefonatë në sallën operative dhe menjëherë në vend ngjarje janë drejtuar efektivë të policisë dhe njësitë zjarrfikëse.

Pavarësisht përpjekjeve të tyre mjeti  “Audi”, në pronësi të biznesmenit Arben Rrokaj u dogj tërësisht në pjesën e përparme dhe të motorit.

Nga hetimet e policisë rezulton se mjetit i është shkaktuar zjarrvënie e qëllimshme nga persona ende të paidentifikuar. Grupi hetimor po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për zbulimin dhe kapjen e autorëve./Tv Klan