Elez Kazaj është viktima e aksidentit rrugor të ndodhur të dielën në autostradën Tiranë – Durrës.

59 – vjeçari nga Saranda u gjet i pajetë në rrugë, rreth orës 19:00, sa kalon Vorën.

Dyshimet janë se Kazaj është përplasur nga një automjet që është larguar nga vendi i ngjarjes.

Aktualisht, efektivët e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti./tvklan.al