Një objekt 4 – katësh është shembur të shtunën në Sarandë me shpërthim të komanduar nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Për shëmbjen e objektit Forcat Xheniere dhe eskpertë të Inspektoriatit përdorën 10 kilogramë lëndë eksplozive të llojit C4.

Sasia e tritolit u vendos në 200 vrima në trupin e objektit, që më pas bëri të mundur hedhjen në erë të objektit.

Ndërtesa me katër kate mbi tokë dhe një kat nën tokë, kishte një sipërfaqe të përgjithshme prej 400 metër katrorë.

Sipas Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, operacioni u krye në kuadër të investimeve publike në infrastrukturën rrugore të Bashkisë së qytetit të Sarandës.

Pas këtij objekti, Inspektoriai i Mbrojtjes së Territorit njofton se do të vijojë sërish në ditët në vijim me prishjen e disa objekteve të tjera 1 dhe 2 katëshe.

Për ndërtesën e shembur të shtunën, IKMT thotë se i ka kryer shpronësimet.

Tv Klan