Objektet u dëmtuan nga tërmeti i 26 Nëntorit

Dy pallate të dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 Nëntorit në Hamallaj të Durrësit janë shembur nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Sipas vlerësimit të ekspertëve objektet ishin të pabanueshëm dhe të rrezikshëm për jetën e banoreve.

Gjatë kësaj jave puna e IKMT është përqendruar në Shijak, në Durrës, në Ishëm, ku deri tani janë prishur tre pallate dhe dy shtesa. Gjithsej IKMT ka prishur 130 objekte me përmasa të konsiderueshme, teksa nuk është shënuar asnjë incident apo mosmarrëveshje me banorët.

Tv Klan