Një prej astronautëve të Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar ka publikuar dy ditë më parë disa imazhe mahnitëse të këtij laboratori hapësinor, që për sytë e njeriut në Tokë është pothuajse i padukshëm.

Terry Virts ka postuar disa foto të astornautit Butch Wilmore duke lundruar në hapësirë.

I mahnitshëm është fakti se fotografitë kanë nxjerrë në pah madhësinë reale të Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar, i cili ndodhet në Orbitën e Ulët të Tokës, në lartësi 350 kilometra.

Këto imazhe janë publikuar nga astronauti Terry Virts në llogarinë e tij në Twitter.

tvklan.al