Radhët e gjata me qytetarë, që prisnin të merrnin shërbimet në Komisariatin e Policisë Rrugore do të jenë një kujtesë e largët. Ky premtim është i Kryeministrit Edi Rama, i bërë në inagurimin e Komisariatit të ri Policisë Rrugore, investim i sipërmarrjeve, pa nxjerrë nga buxheti i shtetit asnjë lekë.

Kryeministri ka vlerësuar në veçanti punën e policisë dhe atë të Ministrit Saimir Tahiri.

Godina e Komisaritit të Policisë Rrugore është ndërtuar që në vitin 1981 dhe prej asaj kohe nuk ishte i investuar asnjëherë.

Tv Klan