INSTAT

Muaji korrik shënoi një tjetër thellim të raportit mes importeve dhe eksporteve. Shkak është bërë rënia e mallrave të eksportuara jashtë vendit dhe rritja e importeve. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave,  defiçiti tregtar në korrik ishte 30 mld lekë, duke u rritur me 23 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Eksportet në muajin korrik pësuan rënie në krahasim me qershorin, por shënuan vlera më të ulëta edhe në krahësim me korrikun e vitit të shkuar. Përkatësisht eksportet shqiptare ranë me 2.6 % në krahasim me Korrik 2014 dhe 7.6 % në krahasim me Qershor 2015.

Nga ana tjetër importet në muajin korrik pësuan rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë por edhe me qershorin e këtij viti.

Në korrik vendi yne ka importuar 10.6 % me shumë mallra në krahasim me vjet dhe 6.5 % më shumë se muaji paraardhës.

Importet shënuan rënie vetëm në lëndë djegëse, energji elektrike me  – 7.8% dhe materiale ndërtimi dhe prodhime druri e letre.

Ndërsa përsa i përket rritjes së importeve, Shqipëria në korrik ka marre nga jashte vendit më shumë makineri, pjesë këmbimi, materiale ndërtimi, ushqime, duhan. Thellimi i defiçitit tregëtar është i dëmshëm për ekonominë pasi rritja e importeve nxjerr më shumë para jashtë vendit që nuk kompensohen me ekportet.

Tv Klan