INUK-TR1Prej ditës së sotme, trotuaret dhe hapsirat publike përgjatë Unazës së Re dhe tek rrethrrotulli i Doganës, do të jenë në funksion të qytetarve.

Fadromat e Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar paraditen e së martës nisën shembjen e objekete që janë ndërtuara pa leje dhe mbi trotuare duke e bërë kalimin e qytetarve thuajse të pamundur.

Deri në mesditë janë shembur 18 ndërtime pa leje, pjesa dërrmuese njëkatëshe që shërbenin si biznese lokale dhe fast food.  Të vetëdijshme për ndërtimet pa leje, qytetarët jo vetëm që nuk kanë kundërshtuar, por kanë çmontuar objektet përpara se të shkonin fadromat.

Në të njëjtën kohë Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, ka nisur aksionin e lirimit të hapësirave edhe në Maliq.

Këto objekte, të ndërtuara në kundërshtim me ligjin dhe jashtë çdo norme urbanistike, bllokonin ndërtimin e Bulevardit të qytetit.

Burime nga Inuk bëjnë me dije se janë identifikuar 50 ndërtime pa leje të cilat funksiononin si biznese dhe lokale. Deri në mesditë janë shembur 45 prej tyre.

Aksioni do të vijojë deri në shembjen e çdo objekti të ndërtuar në kundërshtim me ligjin.

Tv Klan