Të mirat e iPhone nuk kanë fund. Së fundmi, iPhone i ka shpëtuar jetën një burri në SHBA pas shpërthimit të shtëpi.

Christopher Beaucher nga New Hampshire tha se është ende gjallë vetëm falë programit Siri, që u lejon përdoruesve të bëjnë telefonata duke e komanduar iPhone me zë.

Beaucher tha se ai po kontrollonte vilën bosh të së ëmës në Wilmont më 1 maj, kur pa diçka të çuditshme dhe hyri brenda.

Me të ndezur dritën, shtëpia shpërtheu në flakë, tha ai për “WMUR-TV”.

Në shpërthim atij iu djeg fytyra dhe të dyja duart. Deshi të telefonojë por nuk arriti të telefononte njeri për shkak të plagëve të shumta.

Beaucher tha se ia doli disi të aktivizonte Siri-n dhe me zë udhëzoi iPhone-in të telefonnte urgjencën, para se të ishte shumë vonë dhe ta linin fuqitë.

Ai është ende nën trajtimin e mjekëve për plagët, por thotë se shpejt shpreson t’i kthehet punës së tij si kuzhinier.

Ndërsa autoritetet po hetojnë arsyet e shpërthimit./tvklan.al