Në një kohë kur Partia Socialiste dhe ajo demokratike kanë shprehur vullnet për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje, ambasadori amerikan Donald Lu ftoi palët të nisin nga puna pa vonesë, në të kundërt edhe kjo përpjekje do të ketë fatin e projekteve të mëparshme. Këtë deklaratë ambasadori Lu e bëri gjatë një seminari të organizuar nga OSBE-ja, ku nuk e shpehu skepticizmin se votimi dhe numërimi elektronik nuk shmangin fenomenin e shitblerjes së votës.

Donald Lu: “

Nëse Shqipëria ndërmerr një projekt pilot për 2019, puna për buxhetin, teknologjinë dhe mekanizmin implementues të nisë tani. Nëse prisni deri verën tjetër ju siguroj do të jetë dështim. Votimi elektronik nuk do t’i zgjidhë këto probleme, për të zgjidhur këto probleme prioritare Shqipëria duhet të implementojë rekomandimet e OSBE/ ODIHR”.

Për të treguar seriozitin e mazhorancës në këtë proces, ambasadori Luu nuk la pa thumbuar deputetët socialistë.

“Nuk po shikoj shumë deputetë të PS-së, veç dy ose tre. Z.Çuçi të na shpjegojë pse të tjerët janë akoma në krevat. Dua të di nëse mazhoranca po e merr seriozisht këtë cështje”.

E menjëhershme ishte edhe përgjigjia e bashkëkryetarit socialist të komisionit të Reformës Zgjedhore, i cili nuk e mohoi skeptizimin për këtë proces.

Bledi Çuçi:

“Këtu janë po e ke ngatërruar me Finon që më kundërshtoi në komision mua, e numërove si të opozitës. Përdorimi i teknologjisë nuk garanton besim ndaj palëve”.

Ndryshe nga kolegu i tij socialist, bashkëkryetari demokrat Oerd Bylykbashi e sheh si prioritet përdorimin e teknologjisë në zgjedhje, por ka edhe një shqetësim për finalizmin e tij me sukses.

Oerd Bylykbashi:

“Kush beson tek ky sistem me 40 mijë komisionerë politik dhe shpeshherë jo vetëm të patrajnuar, por edhe të korruptuar? Nuk ka besim. Shqipëria i ka të dhënat biometrike, mundësitë për ta bërë janë. Ne na duhet eksperienca dhe ekspertiza më e mirë për të na thënë sesi duhet implementuar teknologjia në votim në Shqipëri dhe jo se nuk mund të bëhet”.

Ndërsa dy partitë e mëdha e kanë renditur si çështje kryesore për punën e komisionit të reformës zgjedhore votimin dhe numërimin elektronik, aleatët e opozitës kërkojnë me ngulm ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Tv Klan