Instituti i Shëndetit Publik kundërshton të dhënat e raportit të cilësisë së ajrit në Europë i publikuar dy ditë më parë.

Euroactive e përmendte Shqipërinë si një nga vendet që ka vdekshmërinë më të lartë në Europë, si pasojë e ndotjes, ku vetëm prej grimcave në ajër gjetën vdekjen 2010 persona.

Në total, bashkë me dioksiodin e nitrogjenit dhe ozonin, raporti  konstatoi se në 2013-ën në Shqipëri humbën jetën 2120 njerëz. Elida Mata, specialiste në Institutin e Shëndetit Publik, thotë se Shqipëria ka një monitorim të ajrit në këto vite, por të dhënat janë ndryshe.

Mata thotë se këtë vit do të nisë monitorimi i 4 zonave në Shqipëri, ku për herë të parë do të matet edhe sasia e pluhurave të metalit në ajër, të cilët japin pasoja të rënda në shëndet dhe genet e njeriut.

Instituti i Shëndetit Publik thotë se deri tani nuk ka asnjë metodologji shkencore e cila të nxjerrë ndotjen si shkak të vdekjes, por vetëm si faktor.

/Tv Klan