“Shifrat e ulëta krahasuar me vende të tjera të botës”

Ndryshe nga shumë vende të botës, vendi ynë ka shifra të ulëta të pacientëve që vuajnë nga tuberkulozi. Sipas specialistëve të ISHP-së incidenca gjatë 2023 ishte 10.9 raste për 100 mijë banorë, ku dominojnë moshat e reja.

“Një rritje relativisht të lehtë e përkthyer në incidencë për vitin 2023 jemi në 10.9 për 100 mijë banorë. Përqindja më e lartë është në grupmoshat aktive, çka do të thotë nga 15 deri në 54 është përqindja më e madhe e rasteve me tuberkuloz.”

Disa nga faktorët që ndikojnë në përhapjen e tuberkulozit sipas mjekëve janë kushtet jo të mira higjienike apo dhe kequshqyerja.

“E para është imuniteti i trupit të njeriut. Faktor tjetër është ambienti, pra të duhet një ambient sa më i ajrosur, pa lagështirë. Grupet e riskut janë më të favorizuar për të zhvilluar sëmundjen e tuberkulozit, tek njerëzit që jetojnë në kushte jo të mira higjienike dhe të paushqyer mirë.

Referuar protokolleve të OBSH-së, trajtimi dhe mjekimi i pacientëve ka pësuar ndryshime e avantazhe.

“Bazuar në rekomandimet e fundit të OBSH dhe në udhëzuesin e ri të trajtimit me tuberkuloz regjimi i mjekimit ka qenë 6-8 muaj, ndërkohë në udhëzuesin e ri do të ulet deri në 4 muaj që është një risi e kohëve të fundit e aplikuar në vendet e BE.”

Gjatë vitit 2023, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë rezultuan të prekur me tuberkuloz rreth 10.6 milionë njerëz në të gjithë botën.

Klan News